Rrogat reale shënojnë rënie prej 4.2 për qind

Neto rroga mesatare e paguar në muaj për një të punësuar, në qershor të vitit 2012, në krahasim me qershorin e vitit 2011, shënoi rënie prej 2.2 për qind në nivel nominal dhe 4.2 për qind në nivel real, lajmëroi statistika shtetërore.

Ky zvogëlim ka të bëjë, para se gjithash, në zvogëlimin e neto-rrogën e paguar në muaj për një punësuar në sektorët: informacione dhe komunikime (33. 3 për qind), arst, argëtim dhe rekreacion (9.9 për qind) dhe veprimtari administrative dhe ndihmëse (7.3 për qind).

Neto-rroga mesatare mujore për një të punësuar në qershor të vitit 2012, arrin 20.651 denarë. Në qershor të vitit 2012 arrin 30.323 denarë.

Në qershor të vitit 2012, 2.1 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rogë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button