Gruevski: Maqedonia shpenzimet më të ulta për biznes

Maqedonia ndan vlerat e njëjta me Evropën Perëndimore dhe ajo është njëra nga arsyet pse duam të jemi aty, thekson kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në intervistën për një televizion kanadez.

Republika e Maqedonisë është vend i cili ofron shpenzime më të ulta për zhvillim të biznesit, ndërsa me marrëveshjet për tregti të lirë me të gjitha vendet e BE-së, siguron treg prej 660 milionë banorëve ku mund të eksportohet pa taksa shtesë. Këtë në intervistë për televizionin kanadez Business News Network në Toronto e deklaroi kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili kryeson delegacionin biznesor qeveritar në vizitiën politike-ekonomike në Kanada dhe SHBA.

“Secili që prodhon në Maqedoni, mund të eksportojë në BE pa taksa shtesë dhe nga Maqedonia mund të mbulohet një treg prej 660 milionë banorëve. Punën tjetër të rëndësishme që e ofron Maqedonia janë shpenzimet më të ulta për zhvillim të biznesit, jo vetëm tatimet, por gjithçka tjetër. Nuk ekziston vend në Evropë që ofron shpenzime më të ulta për zhvillim të biznesit”, deklaroi Gruevski.

Sipas tij, Maqedonia ka potencial të lartë me një numër të madh të njerëzve të arsimuar, të gatshëm që t’ju bashkangjiten kompanive. Ka politikë stabile ekonomike të tregut, borxhmarrje të ulët prej 28 për qind të BPV-së, inflacion të ulët, që do të thotë kushte të mira për biznes.

I pyetur pse Maqedonia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, në kohë kur ajo përballet me një varg problemesh, Gruevski ishte decid se Maqedonia ndan vlerat e njëjta me Evropën Perëndimore.

“Kryesisht, qëllimi ynë strategjik është që të përmbahemi në BE-në, para se gjithash, meqë tërë rajoni ku gjendet Maqedonia, Siujdhesa Ballkanike, lëviz drejt BE-së. Dhe mirë është ajo që po ndodh, sepse BE-ja ka standarde më të mira të cilat ne i implementojmë në vendin tonë dhe rajon. 

Ka mbështetje të madhe nga fondet e BE-së për vendet që bashkangjiten në BE, ashtu që ka shumë arsyje. Ne i ndajmë edhe vlerat e njëjta me Evropën Perëndimore, ndaj edhe kjo është njëra nga arsyjet pse duam të jemi aty”, theksoi Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button