Gostivar, 4 milion denarë investime për shkollat

Në vigjilje të fillimit të vitit të ri shkollor, në përfundim e sipër janë përgatitjet e fundit për fillim të mbarë të procesit arsimor në shkollat fillore dhe të mesme publike në komunën e Gostivarit. Nga kjo komunë njoftojnë se krahas aktiviteteve të zakonshme nëpër shkolla, me mjete të siguruara nga buxheti themelor i komunës, në vijim është renovimi i tavanit në katin e epërm të SHF “Çajla” në fshatin Çajlë dhe disa intervenime në SHFP “Liria” në fshatin Reçan.

Sa i përket investimeve të komunës së Gostivarit në arsim, në vijim e sipër është puna e ndërtimit të terrenit sportiv në shkollën e Balindollit si dhe në atë të fshatit Çajlë e Vjetër, projekt ky i cili së shpejti do të fillojë të realizohet. Intervenime përkatëse do të bëhen edhe shkollat fillore në Raven, Debresh dhe shkolla tjera.

Kostoja e përgjithshme e investimeve në përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, është mbi 4 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti themelor i Komunës së Gostivarit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button