‘Jashar Beu’ zuri vendin e ‘Jane Sandanskit’, shkollat u riemërtuan

Derisa pushteti qendror për disa muaj me radhë nuk pa të udhës të zgjidh kërkesën e Komunës Çair, për ndërrimin e katër emrave të shkollave fillore të saj, pushteti lokal e mori përsipër këtë angazhim vetë.

 Të hënën do bëjmë zyrtarisht shpalosjen e tabelave të katër shkollave me emrat e heronjve të kombit shqiptar, na tha Muzafer Rexhepi, përgjegjës për arsim në Komunën Çair. Rexhepi madje u shpreh decid, çdo lloj përgjegjësi do ta mbaj unë personalisht.

“Të hënën shkollat fillojnë mësimin me emra të ri. Akoma nuk kemi vendosur në sa ora do të bëhet shpalosjeve a tabelave me emrat e ri, por kjo do të bëhet të hënën kur edhe fillon viti i ri shkollor. Po ministria nuk na ka dhënë pëlqim. Për çdo ngatërresë eventuale përgjegjësinë do ta mbaj unë” u shpreh Rexhepi.

Portalb tentoi disa herë të pyet zëvendës ministrin për arsim dhe shkencë Safet Neziri, në lidhje me mënyrën se si do të veprojnë me rastin në fjalë, por nuk arriti, Neziri ishte i pa kapshëm për mediat.

Ndryshe, me këtë vendim të njëanshëm të Komunës Cair, nga e hëna, respektivisht kur edhe fillon viti i ri shkollor 2012/2013, Shkolla fillore “Cvetan Dimov” quhet “Hasan Prishtina”, shkolla “Rajko Zhinzifov “Ismail Qemali”, shkolla fillore “Jane Sandanski” – “Jashar Beu” dhe shkolla “Nikolla Vapcarov” quhet “Imri Elezi”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button