‘BEDEM’: të dënohen nderuesit e dëshmorëve të UÇK-së

Pas presidentit dhe zv/ministrit të mbrojtjes, Emil Dimitriev, edhe shoqata e pjesëtarëve të forcave të sigurisë “BEDEM” kërkon dënime për të gjithë ata që kanë keqpërdorur uniformën e ARM-së në Sllupçan.

“Shoqata e forcave të sigurisë BEDEM u bashkangjitet përpjekjeve për gjetjen dhe sanksionimin adekuat të pjesëmarrësve në aktin e turpshëm në Sllupçan. Bedem apelon të dënohen dhe sanksionohen  ata të cilët e keqpërdorën uniformën e Armatës dhe të cilët u përpjekën ta mashtrojnë opinionin”, thuhet në kumtesën e “BEDEM”.

Kjo shoqatë shpreh qëndrimin e saj se nuk mund të barazohen ata që mbrojtën rendin kushtetues në krye të ARM-së, me ata që e sulmuan të njëjtin. 

“Armata si strukturë ka besim të madh tek qytetarët, në strukturat e saj janë të kyçur pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike në vend dhe ajo është shtyllë e paqes dhe stabilitetit. Çdokush që do të mundohet ta keqpërdorë atë dhe ta keqpërdorë besimin e të gjithë qytetarëve dhe që krijon jostabilitet në marrëdhëniet ndër njerëzore. Veprimet si ai në Sllupçan nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe kuptimit të ndërsjellë, por janë shprehje e pasigurisë dhe dëshirës për të bërë marketing nga diçka që është më e madhe dhe më e rëndësishme nga ato dëshira. Armata duhet të vazhdojë të mbetet vend për bashkim dhe shembull për stabilitet. Përgjegjësia për aktin në Sllupçan është personale dhe ajo duhet të theksohet”, thuhet në kumtesën e shoqatës.

Dje ministri Besimi tha se pjesëtarët e ARM-së që u përkulën te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së nuk do të dënohen sepse nuk ka shkelje të procedurave ligjore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button