‘Tregje diplomash’ apo tempuj diturie

Ditë më parë seç më ra në sy titulli i një lajmi i cili thoshte “Universitetet shqiptare ndër më të dobëtat në botë”. Teksa e lexoja pashë se gjindeshim aty diku poshtë vendeve 10 mijë të listës së gjatë të universitetve botërore.

Po, sepse tek sa ecesh vërdallë nëpër institucionin më të lartë që quhet universitet se ç’nuk të zë syri universitet . Një pjesë e studentëve bisedojnë si kaluan apo si do kalojnë natën në ndonjë mbrëmje, dikush tjetër po tregon markën e fundit të celularit që ka blerë, ca të tjerë bëjnë ndonjë thashetheme andej këndej dhe sa të rrallë janë ato studentë që mund të debatojnë për ndonjë libër të lexuar apo për ndonjë problem që mund të jetë shqetësues lidhur me formimin e tyre akademik.

Mjerim. Vërtet që t’i thuash mjerim kësaj pune. Por, mjerimi nuk ngel me kaq. Ai vazhdon tutje duke njollosur edhe të tjerë njerëz në atë rreth. Cilët janë do thoni ju? Janë ata të cilët aty janë falë studentëve dhe të cilët si duket ende nuk e kan kuptuar rendësin e këtij titulli të madh. Fatkeqësia vazhdon e rritet kur të dy palët nuk e kuptojnë këtë dhe bashëkveprimi i tyre bëhet edhe më i madh, ndoshta dhe pa vetëdije. Përse po ndodh kjo? Si duket akoma nuk kemi arritur pjekurinë e duhur për të qenë pedagog apo student ende vazhdojmë të përjetojmë fëmijërinë edhe pse në moshë madhore. Sa të papërgjegjshëm jemi dhe sa me pa përgjegjësi po hymë derës së universitetit. Sillemi sikur të hymë në treg, të mbarojmë ca blerje që kemi për të bërë dhe të kthehemi mbrapsht me xhepa të zbrazur. Këtu qëndron fatkeqësia, ne do dalim prej atij tempulli me aq emër të lartë me mangesi të shumta, gjysmë të formuar intelektualisht dhe më e keqja pa një vizion të qartë për ardhmërinë tonë.

Ku të vemi, ku do të shkojmë me këtë formulë? Askund. Ku është faji? Me kë shoqërohet ai tani? Nuk dihet. Si duket vardiset pas çdo njërit por asnjëri nuk thotë që shoqërohet nga ai. Do e bartim nga njëri tek tjetri, nuk e kemi problem, e bëjmë gjithmonë këtë. O njerëz!, Po përdorim formulë të gabuar, nuk do të kemi asnjë reaksion, kjo është mëse e qartë. Me çfarë qëllimi i bëjmë gjitha këto? T’i themi dikujt që kemi një diplomë në xhep , apo se jemi pedagog universitar, e të na thonë: JU LUMTË , mirëpo në vetëvete gjithkush e din si është.

Një fjalë e urtë thotë : “Çfarë do të mbjellim do të korrim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button