Padituria e BDI-së në qeverisje vallë shpreh edhe paditurinë e shqiptarëve në përgjithësi?!

Ditëve të fundit portalet informative dhe edicionet e lajmeve dalin me deklarata të ndryshme nga partnerët e koalicionit BDI dhe VMRO. Populli që jeton në IJRM e që është në varfëri të skajshme, duke u përballur me shtrenjtimet e rrymës, naftës e shtrenjtimeve të tjera e që mezi arrijnë që të përmbushin harxhimet familjare deri në fund të muajit e kanë të rëndë që të kuptojnë “lojën e fëlliqur” që partnerët e koalicionit po e servojnë nëpërmjet “mediave të pavarura”.

Vallë thua që edhe shqiptarët e Maqedonisë, këta pasardhës të ilirëve dhe raca më e pastër në Europë do të e besojnë edhe këtë gënjeshtër dhe paftyrësi të BDI-së!? Thua vallë që shqiptarët do e lejojnë BDI-në e Alisë që me votat e turqëve, torbeshëve, Muminoviçit, Shtipit e Strumicës të thirret në legjitimitetin e shqiptarëve?! 

Është koha e fundit që shqiptarët të mos harrojnë ato që u ndodhin dhe u përseriten çdo ditë që nga viti 2001 kur u krijua formacioni politik i ashtuquajtur BDI që pretendonte që shqiptarët do t’i integrojë në NATO e EU. Kaluan plot 10 vite që BDI është në formacion qeveritar edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, por shqiptarët nuk ia panë hajrin asnjërës qeverisje, shqiptarët për gjatë këtyre viteve u kthyen mbrapa edhe atë aq shumë saqë gjeneratat që kanë jetuar në Jugosllavi pranojnë që atëherë kanë gëzuar më shumë të drejta dhe më shumë liri. Vrasje, maltretime, burgosje, diskriminim, nënçmim, përdhosje të simboleve kombëtare, enciklopedi shoviniste, terrorizëm e radikalizëm ishin gjërat që BDI i solli tek shqiptarët. Do të citoj disa fjali të Ali Ahmetit që i patë dhënë në një konferencë “ Nëse BDI i braktis institucionet dhe Qeverinë, atëherë ku do të shkojmë “, fjalë që lejojnë  të kuptohen shumë gjëra, fjalë që të thëna nga një i ashtuquajtur “ lider i shqiptarëve “ duken të vogla por janë shumë të mëdhaja. Z. Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur aq ngushtë me godinën qeveritare, aq shumë me karriget e buta dhe krejt lëkurë saqë pak rrëndësi kanë “epitetet” që maqedonasit ua mveshën shqiptarëve në këtë dekadë të fundit. 

I nderuari lexues, të dashur vëllezër dhe të nderuara motra, derisa NE që nga 2001 presim zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, martirëve të lirisë të cilët u përgjigjën në kushtrimin për çlirim, këto ditë dëgjojmë që partneri i koalicionit të Ali Ahmetit do sjellë propozim ligj të ri për “ branitellat “ që do jetë plotësim i atij të vitit 2002, ato gjejnë mjete dhe hapësira për “ branitellat “ e NE shqiptarët do vazhdojmë që të bartim termin “ekstremist”, “paramilitar”, “ardhacakë”, “popull i egër”, pasi Ali Ahmeti dhe ministrat e tij në Qeveri s’kanë kohë në ditë të zakonshme që të merren me fatin e kësaj shtrese të kombit tonë, atyre u kujtohen dëshmorët dhe familjarët në fushatë parazgjedhore vetëm për të grumbulluar vota që të arrijnë në “ aspiratat e tyre” tenderat dhe punësimin e familjarëve të tyre, e NE populli i mjerë dhe i varfur do të presim një qindarkë që do na japin para zgjedhjeve për të “ shitur “ dinjitetin tonë dhe për të i votuar ATO, që në ditë të sotshme na përfaqësojnë dhe lejojnë që maqedonasit të na mveshin çdo lloj “ epiteti “ që kombi ynë shqiptar pasardhës të ilirëve asnjëherë si kemi pasur. 
Të nderuar qeveritar, i nderuari z. Abaz ( Ali Ahmeti ) dhe ju bashkëpunëtorë të tij, përgjigje më të thjeshtë se ku do të shkoni po të e lëshoni Qeverinë do merrni nga kombi shqiptar, nga pasardhësit e Skënderbeut, nga luftëtarët e bacës Adem Jashari, nga luftëtarët e kushtrimit për Bashkim Kombëtar në vitin 2001, KY kombi  i thjeshtë dhe i ngratë që s’ka kush të i dalë zot do ju dënojë dhe do ju tregojë udhën se nga të shkoni … JU na dërguat drejt mjerimit, JU e shkatërruar ëndrrën e rilindasve e NE do ju dënojmë, do ju shpiem drejt LINDJES andej kah JUVE ju rrah zemra dhe shpirti … Mos kërkoni vota, mos trokitni në derë të shqiptarëve liridashës dhe paqedashës, grumbulloni ato në Strumicë e Shtip.. lëreni të qetë këtë komb që kalon ditët më të vështira që nga krijimi i Tyre…
Përgjegjësinë për luftën dhe për gjithë të këqijave që ju keni bërë shqiptarëve do e jepni së shpejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button