Qentë endacak përditshmëri në Strugë

Struganët  me shqetësim potencojnë shtimin në masë të qenëve endacak në rrugët dhe shetitoret e qytetit, ata  njëzëri kërkojnë nga autoritetet kompetente që të marrin masa urgjente në largimin e tyre nga rrugët në të mirë të evitimit të pasojava epidemiologjike apo shëndetësore që mund të sjellin këto kafshë për njerëzit.

Ndërkohë, autoritetet vendore disa herë kanë potencuar publikisht se qentë endacak në Strugë në mënyrë të organizuar me mjete transportuese në orët e vona të natës sillen  nga qytetet e ndryshme të vendit.

Gjithashtu, nga Komuna e Strugës,  është thënë se do të ndërtohet një qendër për strehimin e qenërve endacak, por deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.Praktika e eliminimit  që është ndjekur  më herët nuk është pritur mirë nga shoqatat e ndryshme, dhe prej kohësh nuk zbatohet më gjë që është reflektua në shtimin e tejmase të këtyre kafshëve në rrugët e qytetit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button