A e dini se mjalti është ushqimi i vetëm që nuk prishet kurrë?

Me shekuj historia e mjaltit është pjesë e miteve dhe legjendave ku përmendet si dhuratë nga qielli. Nektari, ambrozia dhe ushqimi i hyjnive janë fjalët që janë përdorur në tërë botën antike për t’u përshkruar mjalti. Është besuar që mjalti ka shumë fuqi.

Është ushqimi dhe ilaçi më i vjetër i njohur për njeriun.

Historia e mjaltit është e gjatë dhe e pasur sikurse edhe historia e bletëve. Si një nga format më të vjetra të insekteve nga periudha neolitike që ekzistojnë ende sot, besohet që bletët u kanë paraprirë njerëzve në tokë më shumë se para 110 milionë vitesh. 7000 vjet para Krishtit skalitjet parahistorike tregojnë që njeriu e ka shijuar mjaltin nga saçi. Ndoshta këta njerëz të lashtë e kanë kuptuar që mjalti shëron.

Babi i mjekësisë moderne, mjeku grek Hipokrati, ka shkruar për veçoritë shëruese të mjaltit dhe dobitë e tij. Ai po ashtu ka besuar që mjalti ishte i mirë për tenin dhe lëkurën, dhe nuk ka pasur faj, sepse mjalti me të vërtetë mund të shërojë infeksionet e lëkurës.

Mjalti është çudi, sepse kurrë nuk prishet. Arkeologët kanë zbuluar kavanozat e vjetra të mjaltit në varret egjiptiane, dhe ato ende ishin të shijshme! Përbërja unike kimike me përmbajtje të ulët të ujit dhe aciditet relativisht të lartë në mjaltë krijon pH të ulët (3,2-4,5), çka e bën shumë të pafavorshëm për bakteret dhe mikroorganizmat tjerë.

Para prodhimit të penicilinës, historia e mjaltit tregon që ai ishte antibiotiku kryesor që ishte përdorur për plagët dhe lëndimet e hapura. Për të njëjtin qëllim përdoret edhe sot./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button