Ministria e Ekonomisë nënshkruan koncesionimin e burimeve minerale

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini së bashku me drejtorët gjeneralë të kompanisë ‘Granit’-it Strasho Millkovski dhe ‘Beton’-it, Trajko Tërpevski sot nënshkruan shtatë marrëveshje për eksploatimin e burimeve minerale.

 “Kompanitë që i fituan këto koncesione janë përzgjedhur në Thirrje publike në bazë të ofertave të tyre, të cilat nga ana e komisionit përkatës janë vlerësuar si më të volitshme“, deklaroi ministri Saraçini.

Të ardhurat e përgjithshme nga këto shtatë koncesione arrijnë afro 70 milion denarë, 22 për qind e të cilave i paguhen buxhetit shtetërorë dhe 78 për qind shkojnë në kontot e komunave ku ato gjenden, ndërsa mjetet në mënyrë të drejtpërdrejt do të shfrytëzohen për financimin  e nevojave që kanë komunat si dhe për ngritjen cilësisë së jetesës për qytetarët e tyre.

“Dua të theksoj se eksploatimi i burimeve minerale në këto lokacione të reja mundëson 100 deri 150 vende të reja pune, si dhe angazhimin e ndërmarrjeve të vogla, me çka koncesionet që do ti ndajmë do të ndikojnë në angazhimin e qindra të punësuarve në ndërmarrjet më të vogla, të cilat do të angazhohen me punë  gjatë eksploatimit në këto lokalitete, siç janë në transport dhe shërbime tjera“, deklaroi ministri Saraçini.

Ai theksoi se priten efekte afatgjate nga eksploatimi i burimeve minerale, sepse janë të domosdoshme për industrinë ndërtimore, që edhe njihet si një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button