Shprehitë e femrave të cilat meshkujt nuk i kuptojnë asnjëherë

Ndoshta definitivisht meshkujt kanë kuptuar se kujdesi i rregullt është i nevojshëm, por ekzistojnë edhe gjëra të cilat ende nuk mund ti pranojnë në kokën e tyre.

Sipas anketës së fundit të internet faqes “ModernMan.com”, meshkujt definitivisht kanë bërë listën e shprehive të femrave me të cilat nevrikosen më së shumti.

Lexoni në vazhdim…

1-Peshore në tualet– Megjithëse nuk përdoret asnjëherë, por fakti që ajo mbledh pluhur më nervozon shumë herë

2-Çantë e vogël-Jo, nuk do ti mbajmë çelësat e makinës suaj, kuletën, krehrin, telefonin mbaje në dorë! Vetë keni vendosur ta mbani me vete atë çante të kotë në të cilën asgjë nuk mund të fusni.

3-Jastëk dekorues- Nëse nuk e keni të lejuar të pushoni në to, e nuk i përdorni as për grindje me jastëk, atëherë ato  pse në fakt ekzistojnë në krevatin tuaj?

4-xhinse tepër të ngushta- Ato bëjnë që edhe njerëzit e dobët të duken si insekte në hapësire.

5-Veshje e brendshme me ngjyrë lëkure- Nuk na intereson fakti që bëhet fjalë për veshje të brendshme të thjeshtë që mbahet ndër pantallona të bardha. Në veshje të brendshme të tillë dukeni manekene plastike e dritareve të shitoreve.

6-Vendosja e shumë stolive- Të dëshironi numër të madh të diamanteve është një punë tjetër, kurse çka është e veçanta e qafores së rëndë që e mbani në qafë dhe paraqet rrezik për jetën tuaj?

7-Pasqyre dekorative- Pasqyrë e vendosur në kornizë të madhe, ku më së paku në fakt shihet pasqyra. Përse në fakt shërben kjo?

8-Nuk e pëlqeni shiun- E dimë se shiu ua prish flokët e rregulluara, por sigurisht nuk do ta kishim vërejtur atë nëse nuk e kishit përmendur të paktën 17 herë…

9-Grim 24/7 – Asnjëherë, nuk do të kemi të qartë pse femra ka nevojë të vendoj buzëkuq dhe maskara edhe kur shkon deri në shitore./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button