Behrami i kënaqur me startin

Mesfushori i Napolit, kosovari Valon Behrami është ndarë i kënaqur me fitoren në udhëtim kundër Palermos (3:0), të arritur të dielën në kuadër të xhiros së parë të Serie A. Ai të hënën për “Radio Marte” ka thënë se ndeshja e ardhshme, ajo kundër ish-skuadrës së tij, Fiorentinës do të jetë e veçantë për të.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë si ekip kundër Palermos dhe jam i kënaqur që debutova me fitore te Napoli. Ndeshja kundër Fiorentinës do të jetë sfidë e veçantë”, ka thënë Behrami.

Ai te Napoli u transferua gjatë kësaj vere nga Fiorentina. Behrami kundër Palermos luajti gjatë tërë ndeshjes, derisa prej minutës së 62-të u aktivizua edhe Blerim Xhemajli. Te Palermo në portë qëndroi Samir Ujkani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button