Arango: Godas më mirë se Ronaldo

Sulmuesi i Borussia Munchengladbachut, Juan Arango, beson se ai është më i mirë nga gjuajtjet e lira se sa Cristiano Ronaldo, pasi ndihmoi ekipin e tij të fitojë të shtunën në sfidën e parë në Bundesliga.

Klubi i Granit Xhakës shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj Hoffenheimit, ndërsa golin e fitores në minutat e fundit nga gjuajtja e lirë e realizoi pikërisht Arango.

“Unë nuk kam nevojë të fshihem prapa Cristiano Ronaldos për gjuajtjet e lira. Sezonin e kaluar ai shënoi nga dy gjuajtje të lira, unë shënova tre. Dhe këtë sezon, unë dua më shumë. Është synim i imi”.

“Unë nuk kam nevojë si Ronaldo që të qëndroj me orë të tëra pas stërvitjes që ta ushtroj gjuajtjen. Unë kam nevojë thjesht për disa minuta. E di si ta bëj”, ka deklaruar Arango./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button