Arsyet pse ai nuk ju thirri më?

Nuk është i interesuar? Ka marrë përshtypje të gabuar?  Janë pyetjet më të shpeshta të cilat shqetësojnë secilën femër disa ditë pas takimit, posaçërisht  nëse i përzgjedhuri në fjali nuk paraqitet më.

Edhe pse iu duket se “hasët” në partnerin ideal me të cilin do të donit të keni edhe fëmijë, ai më nuk paraqitet. Përgjigjen e pyetjes “Përse?”, asnjëherë nuk do të arrini ta mësoni, dhe tek ju me kalimin e kohës fillon të lind dyshimi “çfarë nuk është në rregull me mua”.
Këshilluesja Rajcel Grin, vlerëson se meshkujt nuk janë aq të hapur kur mendojnë për rreziqet në lidhje emotive.

Ja katër arsyet më të shpeshta, për shkak të të cilave meshkujt heqin dorë shumë lehtë:

 1-Përndjekja-Përndjekja taktizon, por, gjithashtu sillet në mënyrë jo taktike. Është e njohur se femrat i zgjidhin hallet e tyre me “luajtjen e lojërave”, me thashetheme, derisa meshkujt janë kryesisht më ndryshe. Ata nuk duan të luani me ta, e as të taktizoni. Duan lojë të hapur, nga të dy palët. Ata duan ti jepni shenjë të hapur se jeni të interesuara dhe në atë mënyrë tu jepni guxim. Por, mos hyni në detaje me planet e juaja për ardhmërinë. Mos i shkruani porosi shpesh, dhe lejoni të ketë hapësirë të pastër të afrohet. Nëse është i interesuar në mënyrë të mjaftueshme do të jetë në gjendje të ju marr dhe të ju josh.

2-Djegia e lidhjes- Lidhja e cila shpejtë ndezët, me vete mban një shkallë të lartë rreziku nga një afërsi emocionale të shpejtuar, intimitet të shpejtë fizik, që rezulton me vendime të shpejta. Ndoshta në takimin e parë ndjeheni se rrini pezull ndër re dhe nuk mund me orë të ndaheni, por, gjithsesi këtu ekziston rreziku. Që të mos rrëzohet gjithçka si kukull prej letrave, ndaluni me kohë. Keni kujdes çka flisni, problemet potenciale zgjidhni në fillim dhe vet rregullojeni bazën e lidhjes suaj që më së shumti u konvenon.

3. Komunikimi elektronik-Të shkruarit mund të çrregulloj, mund ta dërgoje porosinë dhe tonin e gabuar, dhe shpesh herë këtu mund të ngecim. Gjithsesi se dalin shumë keqkuptime në komunikimin mashkull-femër, që janë sinjale të gabuara në marrëdhënie. Që ta mbani vëmendjen e tij dhe interesin, zgjidheni mënyrën e komunikimit të përbashkët, sepse mos marrëveshjet dhe heshtjet e pa pritura mund të bëjnë huti humbje të interesit në situate.

4-(Jo)kontrollimi emocional- Nëse prisni ai të paraqitet, sigurisht se tensioni juaj do të rritet. Dhe atëherë kur pas disa ditëve ai do të paraqitet, ju do të flisni si e hidhëruar dhe e përmbajtur. Në ndërkohë, mbajtja e inatit në vete nuk është punë e mençur. Aktrimi, dhe mos përgjigjja e menjëhershme në telefonatat e tij, ose duke e tepruar dhe duke u shoqëruar me shumë djem të tjerë mund ta bëjë xheloz, ju po gaboni, kjo nuk e tërheq asnjë mashkull. Ndoshta është më mirë që lidhjen ta filloni në mënyrë spontane, dhe se ndoshta pse ende nuk është paraqitur nuk do të thotë se nuk  të pëlqen, por u ka futur në listat prioritare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button