Tezgaxhinjtë kërkojnë të marrin pjesë në përgatitjen e ligjit të ri

Shoqata e tezgaxhinjëve  të Maqedonisë kërkon të marrin pjesë në përgatitjen e ligjit të ri për tezgaxhinjtë me çka shpresojnë se do të tejkalohet edhe problem i ekonomisë gri. Shoqata e tezgaxhinjëve duke folur për vizitën që kanë bërë në rajon, thonë se në asnjë vend nëpër tregje nuk përdorin arka fiskale.

“Në asnjë vend të rajonit si Zagrebi, Lubjana apo edhe Beogradi, nuk përdorin arkat fiskale”, thonë nga grupacioni i tezgaxhinjëve, të cilët para disa ditëve janë kthyer nga vizita në rajon për të parë se si funksionojnë tregjet e gjelbërta. Kryetari i grupacionit të tezgaxhinjëve Bllagoj Llazarevski, shpreson se me ligjin e ri për tregtarët do të zgjidhen problemet aktuale që ka Maqedonia në tregjet e gjelbërta.

“Në asnjë treg në rajon nuk jepen llogari fiskale, një tjetër gjë që ra në sy është se një rëndësi të veçantë nëpër tregje atje, jepet për prodhimet vendore. Ne duam të inkuadrohemi në përgatitjen e ligjit ku do ti inkorporojmë edhe përvojat e rajonit dhe specifikat e vendit” tha Llazarevski.

Gjëja tjetër me të cilën ballafaqohen tezgaxhinjtë e Maqedonisë, e të cilën rajoni e ka zgjidhur që moti, është ekonomia e zezë, thotë një përfaqësues tjetër i shoqatës, Lupco Lazarev.

“Në dhjetë tregje që vizituam vetëm në Beograd mundëm të vërejmë dy shitës ilegal që do të thotë se ky problem është zgjidhur me ligj. Tek ne pothuajse 40 për qind e tezgaxhinjëve mund të llogariten si ilegal, besojmë se me ligjin e ri ky problem do të zgjidhet” tha ai.

Ndryshe, ligji për veprimtaritë e vogla është premtuar nga qeveria e kaluar para tre viteve, në kohën kur ministër  i ekonomisë ishte Fatmir Besimi, por sot e kësaj dite në asnjë mënyrë të vij në shqyrtim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button