Zyrtare: Modriç në Real Madrid

Tottenhami ka konfirmuar se Luka Modric do t’i bashkohet Real Madridit, nga ku e ndajnë vetëm ekzaminimet mjekësore.

Goal.com raporton se dy klubet kanë arritur marrëveshje për një shumë prej 33 milionë funtesh, ndërsa pas testeve mjekësore, kroati do të nënshkruajë për Los Blancos.

“Luka ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm për ne dhe derisa nuk dëshironim që të largohej, jemi të kënaqur që do të shkojë te Real Madridit, një klub me të cilin po planifikojmë të ndajmë një partneritet të gjatë dhe produktiv”, ka thënë kreu i Spursave, Daniel Levy.

“Jemi të kënaqur që t’i urojmë mirëseardhje Lukas dhe duam që të punojmë nga afër me Tottenhamin në vitet e ardhshme”, ka thënë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Lajme të ngjashme

Back to top button