Ikni nga meshkujt e këtillë!

Me të vërtetë është vështirë që në ditët e sotme të gjejmë shpirtin e lindur për ne dhe të krijojmë lidhje kualitative, ndërsa edhe më rënd është të mbahet marrëdhënia e ndërtuar. Secila femër të paktën një herë në jetë ka fatin të ballafaqohet me ndonjë mashkull i cili nuk ka plane për jetë dhe mendon vetëm për veten e tij.

Ja disa tipa të meshkujve të cilët për shkak të disa arsyeve duhet të mos i përfillni. Këto tipa të meshkujve nuk janë të këqij, por vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe kujdes, dhe kjo gjë juve sigurisht se nuk u duhet në ritmin tuaj të jetës.

Sipas College Candy, ja se si ti njihni meshkujt dhe me kohë të ndërpreni gabimin  eventual të dashurisë.

Zotëria muskulor 

Gratë i duan meshkujt që kujdesen për trupin e tyre, por kur bëhet fjalë për opsesion të pamjes fizike dhe vazhdimisht qëndrojnë para pasqyrës, atëherë askush nuk dëshiron të jetë me një person që kujdeset vetëm për dukjen e tij cool.

Mashkull qe lavdërohet

Arritjet e tyre në punë ose në fakultet janë gjithmonë të mahnitshme, por juve nuk u vjen  radha ta lavdëroni sepse ai nuk ndalon me lavdërime egoiste. Secili dëshiron të jetë i suksesshëm dhe krenar me suksesin e arritur, por zakonisht ata që lavdërohen nuk janë në gjendje të jenë në kontakt normal me njerëzit tjerë.

Muzikant i mërzitshëm

Muzikantët me të vërtetë janë të mirë, por vetëm nëse e qëllojnë momentin e duhur për të bërë muzikë. Aspak nuk janë efikas duke ju treguar gjatë gjithë natës për risitë në plan të muzikës dhe për atë se si dhe ku bëjnë muzikë dhe se sa njerëzit e duan muzikën të cilën ai e kompozon.

Gënjeshtar

Gjithmonë planifikon diçka, dhe nuk bën asgjë, njeh shumë njerëz të cilët do ti ndihmojnë në punë, kurse nuk ka asnjë fakt për ta mbuluar atë. Bëhet fjalë për gënjeshtar i cili me përrallat e tija i ngatërron njerëzit dhe jep imazh të rrejshëm.

Kameleon

Në asnjë moment nuk është mirë të jeni me ndonjë mashkull i cili shpejtë e ndryshon sjelljen e tij dhe shndërrohet në tjetër personalitet. Kjo më së miri mund të vërehet kur je edhe ti e pranishme por edhe shoqëria e tij. Nëse përnjëherësh shndërrohet në njeri shpelle që bërtet dhe juve ju injoron, atëherë mos u befasoni se ai mund ta harrojë tërësisht praninë tuaj dhe të përqendrohet tek miqtë e tij.

Burrë vetjak

Nëse pranë jush gjendet ndonjë të cilit vazhdimisht i duhet para ose shpesh kërkon ndonjë shërbim, dhe pastaj humbet për disa javë, atëherë bëhet fjalë për tip njeriu qëllimi I të cilit është ti shfrytëzojë njerëzit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button