Kasano flet keq ngaqë doli nga Milani

Trajneri i Milanit Masimiliano Allegri i është kundërpërgjigjur akuzave të Antonio Kasanos duke u shprehur se polemikat nuk shërbejnë për asgjë dhe se gjëja më e keqe është të flasësh keq kur largohesh nga skuadra.

“Antonio ka qenë i rëndësishëm në sezonin e tij të parë dhe vendimtar për ne deri në çastin që i ndodhi problemi në zemër, – tregon Allegri.

“Kam qenë i lumtur që e kam stërvitur dhe polemikat nuk shërbejnë për asgjë. Ka qenë vendimtar për ta fituar kampionatin, por më pas u dëmtua. U ndihmua nga Milani dhe u rikthye në fushë. I kemi dhënë një dorë për ta çuar në Evropian. Nëse nuk do të luante me ne, nuk do të kishte mundësinë të shkonte në kampionatin Evropian… më pas kërkoi të largohej. Gjëja më e keqe është të flasësh keq kur largohesh. Besoj se ai ka pasur pak respekt ndaj nesh”, u shpreh tekniku. 

Në konnferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve,ka folur edhe për ndeshjen e parë të kampionatit përballë Sampdorias. 

“Në dhomat e zhveshjes ka momente pozitive, por dhe negative, – shpjegon tekniku. – Problemet do të jenë gjithmonë të pranishme, edhe pasi fituam kampionatin nuk shkëmbenim puthje. Kur është e nevojshme të fitosh gjithmonë, tensioni është i pranishëm”. Objektivi më pas është transferuar në fillimin e sezonit: “Në fillim dua të saktësoj se nuk kam menduar asnjëherë ta jap dorëheqjen. Kam besimin e klubit dhe të skuadrës. Me Galianin shkëmbejmë gjithmonë idetë tona, edhe për sa i përket Ze Eduardos kemi zgjedhur të bëjmë atë çka u bë”. Më tej trajneri i “Djallit” ka folur edhe për sulmuesin e ri të ardhur te Milani, Xhampaolo Pacini, për të cilin ka deklaruar se: ishte ai që i mungonte skuadrës. Sot kuqezinjtë do të presin në Milano Sampdorian, një skuadër e re, e cila duket se nuk e tremb teknikun e Milanit: “Tashmë fillon një sfidë e bukur për të gjithë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kampionat për të parë ku do të arrijmë. Objektivi është ta fitojmë titullin, mund dhe duhet të luftojmë për të”. Sampdoria? “Kanë mundur Barcelonën, ndaj duhet të jemi të vendosur për të fituar”. Kaka? “Ka ende 7 ditë merkato, të shikojmë se çfarë mund të ndodhë. Mund të jetë një vlerë e shtuar për ne”.

“Ka qenë vendimtar për ta fituar kampionatin, por më pas u dëmtua. U ndihmua nga Milani dhe u rikthye në fushë. I kemi dhënë një dorë për ta çuar në Evropian. Nëse nuk do të luante me ne, nuk do të kishte mundësinë të shkonte në kampionatin Evropian… më pas kërkoi të largohej”, – përfundoi Masimiliano Allgeri. /albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button