Xhaferi nuk e kishte patjetër ta ndërpresë seancën për imunitetin e Veljanovskit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me 25.02.2019 në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur sulmeve të deputetëve të LSDM -së në lidhje me ndërprerjen e seancës, në të cilën diskutohej për marrjen e imunitetit në deputetët Trajko Veljanovski, mes tjerash, dha deklaratën në vazhdim të cilën në një pjesë e konsiderojmë si jokonsekuente. 

Seanca është ndërpretë për atë se kaloi koha për marrjen e vendimit deri në orën 24,00. Seanca është ndërpretë për shkak të sjelljes së deputetëve, në veçanti të deputetit të shumicës, Muhamed Zeqiri. Këtë mund ta vërtetoni në incizimet e arkivuara të Kuvendit. Çka ka thënë, si e ka thënë, mendoj se nuk është vendi që unë ta përsëris. Në një situatë të tillë detyrimi im është që të ndërpresë seancën. Kjo thuhet në nenin 90 të Rregullores të Kuvendit për mbajtjen e rendit në Kuvend. Përderisa është prishur rendi, kryetari i Kuvendit ndërpret seancën…

Kjo deklaratë e folësit Talat Xhaferi, në të cilën ai thotë se i është dashur të ndërpret seancën për shkak të sjelljes së deputetit Muhamed Zeqiri është jokonsekuente. Duke u thirrur në Rregulloren e Kuvendit, në nenin i cili ka të bëj me rendin në Parlament, Xhaferi tha se e ka “pasur për detyrë të ndërpres seancën”. Përsëri, kjo nuk është ashtu.

Në kapitullin e Rregullores: “Mbajtja e rendit” (neni 91 deri në 94) është rregulluar se si mbahet rendi në sallën e Kuvendit dhe si duhet të sillet kryetari i Kuvendit në raste kur është prishur rendi. Në nenin 92 paragrafi 1, për shembull, thuhet se kryetari i Kuvendit do t’i jap vërejtje deputetit nëse me sjelljen e tij, me marrjen e fjalës kur kryetari nuk i ka dhënë fjalën, duke sulmuar me fjalë folësin ose nëse ndonjë procedurë e ngjashme prish rendin e seancës. 

Neni 93, paragrafi 1 i jep mundësi kryetarit të Kuvendit të largojë deputetin nga seanca, kur edhe përkrah vërejtjes, gjegjësisht marrjes së fjalës prish rendin e seancës ose përdor shprehje me të cilat rrënohet dinjiteti në Kuvend. Paragrafi 2 i këtij neni është decid se deputeti i cili është larguar nga seanca, është i detyruar menjëherë të lëshojë sallën në të cilën mbahet seanca. 

Që do të thotë, nëse Zeqiri ka penguar punën normale në Kuvend, Xhaferi i cili udhëheq seancën ka pasur detyrë që t’i tërheq vërejtjen deputetit, dhe më pas ta largojë nga salla e Kuvendit.

Por, Xhaferi nuk e bëri këtë, por, ndërpreu seancën. Për hir të së vërtetët, një mundësi e tillë i jepet në paragrafin (3) të këtij neni: nëse kryetari i Kuvendit nuk mund të mbaj rend në seancë, do të caktojë një ndërprerje të shkurtër të seancës. Megjithatë, po ashtu, është fakt se ai nuk i ka shfrytëzuar dy mundësit që i jep ky nen: të jep vërejtje dhe të largojë Zeqirin nga salla, që të mund të përfundojë seanca për marrjen e imunitetit deputetit Veljanoski.

Mënyra në të cilën Xhaferi e ndërpreu seancën la hapësirë për dyshim se bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së që të shpëtojë Veljanoski. Përfundimisht, detyra e kryetarit të Kuvend është të sigurojë vota deri në orën 24. Kishte reaksion edhe nga partneri qeveritar, por edhe prej opinionit të gjerë.

I provokuar nga deklarata e Xhaferi se ka ndërprerë seancën për marrjen e imunitetit të Veljanoskit për shkak të sjelljes së Zeqiri, deputeti Pavle Bogoevski në Facebook me ironi komentoi kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi se ka mundur të durojë ish kryeministrin Nikolla Gruevski kur ka dashur të grindet me të rreth Ligjit për gjuhët, duke shtuat se “Xhaferi ka ndërprerës seancën, sepse BDI akoma është në koalicion me VMRO-DPMNE”. 

Talat Xhaferi ka ndërprerë seancën për shkak të sjelljes së kolegut Muhamed Zeqiri. Nuk e kam ditur se “luani nga Forina” do të ishte aq i ndjeshëm. Ndërsa ka mund të durojë kriminelin Gruevski kur ka dashur të grinder me të rreth Ligjit të gjuhëve. Jo, Talat. Ti ndërpreve seancën sepse partia yte akoma është në koalicion me bandën kriminale të DPMNE-së. Pas gjithë dramave dhe gënjeshtrave se njëri anëtar është ndjerë keq, dhe keni dërguar veturë për zëvendësen tjetër. Nuk ju lejuam të na prishni punë gjatë kohës së diskutimit të komisionit, për këtë e ndërpretë seancën. Pas zgjedhjeve parlamentare, nxorëm BDI-në nga VMRO. Është e qartë se nuk mundëm të nxjerrim VMRO-në nga BDI, shkroi Bogoevski në facebook menjëherë pas konferencës për shtyp të Xhaferit në Kuvend. 

Profesor Mersel Bilalli në rrjetet sociale komentoi: 

.Nuk është hera e parë që udheqësia e BDI-së të na e dëshmojë natyrën e lidhjes me VMRO-në. Papërgjegjshmëria e tyre, korrupsioni dhe analfabetët kanë bërë të shpërngulen masovikisht të rinjtë nga pjesa veriperëndimore e shtetit. 

Në lidhje me procedurën e Xhaferi, profesoresha Mirjana Najçevska në Facebook shkroi:


Nëse Xhaferi nervozohet prej sjelljeve të deputetëve dhe për këtë shkak nuk ka mundur të kryejë detyrën të cilën e ka marr, le të jep dorëheqje dhe le të nervozohet sa të dojë në shtëpi. 

Tani, 20 deputetë duhet të propozojnë heqjen e Xhaferit nga funksioni i kryetarit në Kuvend. 

Përndryshe, siç transmetuan mediumet, ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetët e VMRO-DPMNE, si dhe koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski ka kërkuar 45 minuta pauzë, të cilën Xhaferi nuk ka dhënë. Më pas, Micevski vazhdimisht ka kërkuar fjalën, me çka Xhaferi i ka dhënë fjalën dhe se në atë moment ka skaduar afati, ora 24 pas mesnate, deri kur është dashur që të votohet për marrjen e imunitetit të Veljanoskit. Në tekstin e Makfest ka edhe video në të cilat shihet se si është ndërprerë seanca e përmendur.

Burimi: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button