‘Fokus’: Vrasja e pesëfishtë për tokë, e jo nga radikalët mysliman?

Katër muaj pas vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovcit, ngjarja vazhdon të mbetet enigmë. Zyrtarët thonë se hetimet ende vazhdojnë, por, për çfarë hetohet? Të dyshuar mbeten pesë persona ende nën akuzën e terrorizmit. 

Rasti i Smillkovcit trajtohet në javoren “Fokus” duke analizuar njërin nga personat për të cilët dyshohet të ketë kryer vrasjen, Fejzi Aziri. Sipas letrave që vijnë në këtë redaksi, javorja thotë se MPB nuk hesht sepse motivi i vrasjes mund të del të ketë qenë lufta për tokë dhe disa zënka të Azirit për legalizimin e tokës rreth liqenit të Smillkovcit.

“I njëjti person dyshohet edhe për rastin prillit të vitit 2011, kur një person i panjohur kishte gjuajtur me armë, duke goditur kështu automobilin e kryetarit të komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski. Edhe pas gjashtë muajve, nuk kishte epilog për këtë rast, por silleshin thashetheme se bëhet fjalë për kërcënime dhe qërim hesapesh në lidhje me legalizimin e tokës rreth liqenit të Smillkovcit” shkruan Fokus.

Fokus shkon edhe më tutje, duke analizuar rastin e vitit 2009 në të cilin gjithashtu merr pjesë i njëjti person. Ai ishte personi i vetëm i dyshuar në lidhje me incidentin e armatosur i cili ndodhi më 22 tetor të vitit 2009 në afërsi të fermës “Belimbegovo”, ku u gjet një sasi e madhe e armëve dhe municionit. Sipas informatave nga MPB-ja në lidhje me këtë rast, Fejziu, i cili kishte marrë këtë tokë si koncesion, kishte gjuajtur me plumba në ajër pasi që kishte parë se si disa fermerë po e përpunonin po të njëjtën tokë. Nga kjo, sipas Fokus, është e qartë se Fejziu deri më tani nuk ka kursyer as armë e as mjete kur bëhet fjalë për fermën në Belimbegovë. 
Këto dy ngjarje lidhen me rastin e Smillkovcit, pasi Fejzi Aziri është personi i cili u paraqit si koncesionar i tokës rreth liqenit të Smillkovcit.

Në mungesë të prononcimeve publike për rastin, mbetet të shohim se si do të arsyetojë ministrja e brendshme akuzat për terrorizëm nëse dëshmohet se vrasja është kryer vetëm për te treguar se kush është më i fortë.

“A thua vallë është e vërtetë se pas goditjeve që erdhën nga Qeveria, kur “kërciti” deklarata se terroristët islamikë qëndrojnë prapa vrasjes, siç në të vërtetët lajmëruan edhe mediet e huaja, është e mundur që pas gjithë kësaj të fshihet krejtësisht diçka tjetër – mesazh, presion dhe shantazh?” – shkruan javorja “Fokus”

Mbeten vetëm edhe dy muaj për të përfunduar hetimi gjyqësor, siç është e paraparë me ligj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button