Zanfina, e treta në Festivalin ndërkombëtar të Ohrit

Këngëtarja nga Prishtina, Zanfina Ismaili,  e përzgjedhur për përfaqësimin e Shqipërisë në “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit”, ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore.

Në konkurrencë të 22 këngëtarëve nga Ballkani e më gjerë, Zanfina u shpërblye me çmimin e tretë të jurisë profesionale, duke shtuar edhe një shpërblim në sirtarin e saj.

Ismaili u prezantua me këngën e saj të re “Dy minuta “ dhe përveç të pranishmëve në mjediset e Sarajit të poshtëm në Ohër, mbrëmë ajo mahniti edhe teleshikuesit nga mbarë Ballkani. 

Ky festival u transmetua në Servisin Publik të Maqedonisë, në “Vizion Plus”, si dhe nëpër televizionet më prestigjioze të shteteve pjesëmarrëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button