Çelësi i lumturisë me partnerin, këshilla nga Cosmopolitan

Kohëve  të fundit, madje edhe yjet e Holywood-it kanë filluar të ndajnë këshilla për një lidhje të suksesshme. Disa prej tyre janë të shkëlqyeshme, ndërsa disa të tjera jo dhe aq. Më poshtë ua paraqesim disa këshilla të cilat gazeta Cosmopolitan i mblodhi nga lexuesit e saj. 

“Jini të pavarur para se të  hyni në një  lidhje. Është shumë më mirë kur dy njerëz duan njëri-tjetrin se sa kur kanë nevojë për njëri-tjetrin.”

“Mos e dënoni partnerin për gabimet e ish-partnerit tuaj.”

“Besojini partnerit përderisa nuk keni arsye konkrete për ta bërë të kundërtën.”

“Mos mbani fshehtësi mes jush.”

“Në qoftë se nuk e dashuroni atë tmerrësisht, nuk e dashuroni mjaftueshëm.”

“Mos i dëgjoni komentet e njerëzve të tjerë. Bëjini rregullat e juaja në lidhje.”

“Çmojini gjërat e vogla.”

“Flisni me të për problemet-jo për miqtë dhe familjet.”

“Pranojeni kur gaboni dhe mos heshtni kur keni të drejtë.”

“Asnjëherë mos e ndiqni një mashkull. Le t’ju vijë ai juve pas. Në qoftë se nuk ka dëshirë dhe durim, nuk ia vlen.”

“Xhelozia është shpenzim i kohës dhe energjisë.”

“Çdokush ka një të kaluar, pa marrë parasysh të mirë apo të keqe. Mos lejoni që e kaluara e partnerit tuaj t’ua shkatërrojë të ardhmen tuaj.”

“Kujdesuni që çdoherë të dukeni më mirë se ai.”

“Zgjidhini problemet sa më shpejtë…së bashku.”

“Flisni me të si me dikë që e dashuroni, edhe atëherë kur jeni të tërbuar.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button