Osmani: Mbajmë qëndrimin e njëjtë për branitellat

Zëdhënësi i Bashkimit Demokrartik për Integrim, Bujar Osmani ka thënë se për situatën e krizës së sapokrijuar mes tyre dhe partnerit të koalicionit kryesia e kësaj partie ende nuk ka pasur mbledhje megjithatë vazhdojnë të jenë konsistent në qëndrimin e tyre.

“Nuk kemi pas mbledhje të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me krizën qeveritare. Ne qëndrimin tonë e kemi thënë para dy ditëve, përmes sekretarit të përgjithshëm Abdylaqim Ademi. Propozim Ligjin për branitellat ende nuk e kemi parë në Kuvend, në moment që ai të hyn në procedurë ne do të përsërisim qëndrimin tonë” tha për Portalb, Bujar Osmani.
Ende nuk dihet se kur do të gjendet para parlamentarët ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë së Maqedonisë dhe se VMRO DPMNE a do ti kyç edhe pjesëtarët e UCK-së në to. Në qoftë se jo, BDI e lëshon koalicionin, ashtu thonë nga kjo parti.

Informacionet që qarkullojnë nëpër medie janë se në mars së bashku me zgjedhjet lokale do të mbahen ato parlamentare e deri atëherë do të krijohet një qeveri teknike e cila nën opresion të ndërkombëtareve do të mundohet të zgjedh çështjen e emrit me Greqinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button