Cërvenkovski: Të gatshëm për zgjedhje

Branko Cërvenkovski, lideri i LSDM-së pohon se nëse partitë qeveritare vendosin të mbajnë zgjedhje të parakohshme, koha më e mirë është që ato të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale.

“Dua që të mbijeton koalicioni mes Gruevskit dhe Ahmetit që qytetarët të mund të dënojnë politikën e tyre të keqe në zgjedhjet e ardhshme. Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai janë opsioni i hapur gjithmonë për LSDM-në, ne jemi opozitë edhe pse më duhet të them nuk besoj në deklaratat e dhëna publikisht që i dëgjojmë këtyre ditëve. Momenti i parë dhe më i shpejtë i mundur për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është në muajin mars bashkë me zgjedhjet lokale, gjithçka tjetër është budallallëk. Është budallallëk që në këtë shtet të mbahen zgjedhje në periudhë prej dy muajsh” – deklaroi Cërvenkovski pas takimit me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker.

Cërvenkovski theksoi se dyshon në qëllimet e sinqerta të Gruevskit dhe krizën në koalicionin qeveritar. Ai tha se nëse partitë qeverisëse vendosen për zgjedhje të parakohshme, LSDM-ja e tij është e përgatitur.

Dje, Igor Ivanovski, koordinator i grupit parlamentar të partisë së Cërvenkovskit, paralajmëroi se deputetët e kësaj partie do të votojnë ligjin për branitellat, dhe nuk do të votojnë amendamentet e BDI-së, që ishte përmendur si parakusht nga BDI për të lëshuar Qeverinë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button