Pogradec, gjendet e masakruar një grua

Një grua u gjet e masakruar në Qafë Thanë në Pogradec. Trupi i pajetë i gruas u gjet i braktisur në një zonë jo të populluar. Pas hetimeve, policia e Pogradecit ka bërë të mundur identifikimin e 24-vjeçares. Sipas policisë bëhet fjalë për Fatjona Kaca, nënë e dy fëmijëve.

24-vjeçarja ishte e divorcuar dhe jetonte në Prrenjas por ishte me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë. Fatjona Kaca u gjet e masakruar ditën e djeshme nga një bari në Qafë Thanë. Ekspertiza e mjekësisë ligjore ka ardhur në përfundim se shkak i vdekjes së saj kaqenë goditja me gurë në kokë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button