Shqipëri, Përkujtohet 14-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë  Bujar Nishani vizitoi të mërkurën familjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në 14-vjetorin e vrasjes së tij përpara selisë së Partisë Demokratike. 

Gjate takimit me të afermit e Azemit, Presidenti Nishani duke kujtuar disa nga momentet më të rëndësishme të miqësisë dhe punës me Azem Hajdarin, vuri në dukje dimensionin kombëtar të tij dhe kurajon e jashtëzakontshme për të ndërtuar dhe konsoliduar vlerat e verteta të demokracisë.

Edhe Partia Demokratike nderoi me mirenjohje dhe respekt udhëheqesin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari në 14-vjetorin e vrasjës se tij përpara selisë së partisë, atëhere në opozitë. Kryeministri Berisha, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të tjerë të Partisë Demokratike dhe familjare te Azem Hajdarit vendosën buqeta me lule në memorialin e Azemit dhe truprojes së tij, Besim Cerja, të vrarë natën e 12 shtatorit 1998. 

Duke e konsideruar si “vrasja e shekullit për shqiptarët nga bandat e qeverisë”, kryeministri Berisha tha se në kete 100-vjetor të themelimit të shtetit, shqiptarët ia detyrojnë hapjen e dyerve të lirisë dhe dinjitetin e njerëzve të lirë Azem Hajdarit dhe studentëve, qe ai udhehoqi në dhjetorin e 90-ës.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button