Saraçini: Po shqyrtohen sugjerimet dhe kërkesat e OEMVP-së

Pas reagimit dhe kërkesave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore rreth disa përpjekjeve që duhet të marrë Qeveria, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë, kjo e fundit u prononcua se shumë shpejt do të dalin me diçka konkrete.

Këtë sot e deklaroi Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës me temë “Nxitja e efikasitetit energjitik në Republikën e Maqedonisë”, që mbahet sot në Shkup.

Anëtarët e Odës kërkojnë kthimin e TVSH-së nga ana e institucioneve qeveritare dhe kthimin urgjent të debisë shtetërore kundrejt kompanive përmes ndërmarrjes së debisë nga ana e bankave komerciale. Propozojnë që si shlyerës të debive të paraqiten bankat, ndërsa shteti në emër të proces-verbaleve shtetërore  apo në çfarëdolloj mënyre të japin garanci për debinë e kthyer.

Lidhur me akcizën, siç tha, ajo që është thënë nga disa ministra është se momentalisht nuk mendohet në këtë drejtim.

“Ka pasur kërkesë nga Oda për rritjen e TVSH-së që mendosj se diçka e tillë nuk  vjen parasysh dhe se disa herë deri tani nga ana e Qeverisë u premtua se nuk do të rriten tatimet. E shihni se çfarë ndodh në rajon ku në kushte të krizës rriten tatimet, ulen pagat dhe masivisht pushohen nga puna punonjës që në Maqedoni nuk ndodh”, shtoi Saraçini. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button