Fillon procesi gjyqësor “Detonator”

Gjykimi do të fillon në Gjykatën Penale Shkupi 1, për aksionin Detonator ku 16 persona akuzohen për larje parash, shmangje tatimi, bashkim kriminel dhe tentim vrasje.

Gjashtë persona akuzohen për bashkim kriminel, ndërsa 10 të tjerët janë bërë anëtarë të grupës. Të gjithë në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2011 në vazhdimësi kanë kryer vepra penale nga sfera e krimit të dhunshëm, tregti e palejuar dhe krim finansiar.

Një pjesë e grupës janë pronarë të diskotekave, bareve dhe objekteve ilegale për lojëra të fatit. Në aksionet policore janë konfiskuar 1000 aparatë për poker në qytete te ndryshme./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button