Ligji që shkatërron pacientët e përçan mjekët!

Isa Osmani, mjek në spitalin pediatrik në Tetovë, është një ndër shumë mjekët të cilët i ka revoltuar vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që rroga e mjekëve të jetë sipas efikasitetit të punës së tyre.

“Ministri së pari nuk është mjek, ai nuk e di se si punohet nëpër spitale. Pacienti nuk është objekt numër, së dyti  nuk ka limit për shembull për cilin mjek sa pacientë duhet të ketë, dhe ta marrë rrogën. Nuk e përkrahim këtë ide, askush se përkrah këtë ide” tha mjeku Isa  Osmani.

Mjekët po futen në një konkurrencë jo të njerëzishme ndërmjet tyre, dhe jashtë etikës së mjekut ligji i detyron që ata të dalin si në tezgat e pazarit të dalin te dera dhe të presin pacientë, tha mes tjerash Ziadin Sela, mjek dhe njëkohësisht deputet i opozitares PDSH.

‘Stimulimi ose shpërblimi i mjekëve më të mirë, nuk është gjë tjetër veçse, shkurtimi i rrogave të mjekëve të tjerë. Faktikisht ky shpërblim atë të cilën e tha ministri nuk është gjë tjetër vetëm se shkurtimi i rrogave të mjekëve të cilët nuk e kanë arrit numrin e duhur të pacientëve, prandaj para se të dilet me kësi deklaratash mirë është të bëhet një hulumtim se sa janë mjekët të cilët nga ana tjetër u shkurtohen rrogat. Pakënaqësia natyrisht se është shumë e madhe në mesin e kolegëve mjek, dhe kjo nuk do të bëj gjë tjetër vetëm se do të shkatërroje shëndetësinë vetëm se të prishtë ne Maqedoni, sepse nuk stimulon atë që është më rëndësishmja në shëndetësi, dhe më e rëndësishmja në shëndetësi është puna ekipore, kjo stimulon individ të caktuar të cilët vetëm se sa do të regjistrojnë pacientë fiktiv dhe nga ana tjetër nuk do të bëhet puna ashtu siç duhet në RM-së” tha Sela.

Me pagesat që do tu bëhen mjekëve sipas efikasitetit të punës, Qeveria tenton të mashtron edhe më tej popullatën, pakënaqësitë mes mjekëve janë të mëdha, dhe ekzistojnë tendenca për protesta dhe greva, tha Artan Dika, mjek në kirurgjinë plastike në Shkup, njëherë zëdhënës në RDK-në e Rufi Osmanit.

“Kjo ndodh jo vetëm me qeverinë aktuale por edhe me qeverinë e kaluar. Projekti të cilin ju e përmendni ka filluar në qeverinë e kaluar, tingëllon shumë bukur si fjalë por nuk ka asgjë të vërtetë në realitet.  Nëse nuk shtohet buxheti i klinikave për të paguar mjekët që punojnë më shumë me më shumë të ardhura, por me të njëjtin buxhet mjekët do të shtyhen të kacafyten me njëri-tjetrin për një copë buke. Është poshtëruese mënyra se si Qeveria aktuale dhe Ministria e Shëndetësisë trajton mjekët. Kështu mund të them në kirurgjinë plastike ku unë punoj një kancer i fytyrës i lëkurës,  mund të zgjasë edhe 30 minuta edhe 8 orë, kështu që nuk mund të bëhet vlerësimi më të njëjtën pikë. Aktualisht ka pakënaqësi të mëdha  dhe informacionet e mia tregojnë se ka tendenca për organizime grevash nëpër klinika dhe institucione tjera” u shpreh Dika.

Por, Bujar Osmani, ish ministër i shëndetësisë, thotë së bëhet fjalë për një model të përpunuar mirë, i marrë nga praktika e Turqisë, i cili është treguar i frytshëm në rritjen e konkurrencës. Për momentin sipas tij ekzistojnë pa kënaqësi, dhe kjo vjen si rezultat i asaj se mjekët e mjekësisë sekondare nuk janë njoftuar mirë me ligjin.

“Natyrisht ky projekt është zbatuar  për nevojat tona dhe ka të bëjë më rritjen e konkurrencës por stimulimin e mjekëve të cilët do të japin kontribut më të madh dhe kanë sjellje më të mirë me pacientët, dhe do të shpërblehen më tepër. Të hiqet procesi i socializmit të pagave, ku secili merr paga të njëjta pavarësisht se sa është përkushtuar dhe sa rezultate ka dhënë gjatë punës së tij, por secili të merr pagën e merituar. Për momentin ka  rezistencë për shkak se si e para nuk është i kuptuar mirë ligji, nën dy nuk është i adaptuar siç duhet, dhe do të duhet kohë derisa të adaptohet  rrethanave tona, mjekët të adaptohen në këtë mënyrë të re të funksionimit dhe besoj me kohë që do të jetë  në favor edhe të mjekëve por edhe të pacientëve” tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button