Edhe kafshët në siklet nga të nxehtit, ja se si flladiten

Të nxehtit tropikal i cili ka kapluar Evropën kohët e fundit ka ndikuar edhe te kafshët të cilët gjenden në kopshtin zoologjik Bioparco të Romës.

Lëpirëse të ftohta me shije të mishit për kafshët mishngrënëse, ndërsa me shije pemësh për kafshët tjera, ka qenë menyja e kësaj sezone me qëllim për t’i freskuar kafshët e këtij kopshti zoologjik.

Kafshët duhet të vazhdojnë të lëvizin edhe krahas këtyre temperaturave tropikale, prandaj këta aperitivë u ndihmojnë atyre që të vazhdojnë ta kërkojnë ushqimin përreth, kanë thënë punonjësit në këtë kopsht zoologjik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button