Ligji për vauçerë për kompjuter sot në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 37 solli Propozim Ligjin për dhënien e vauçerëve me vlerë, në procedur të shkurtër.

Me këtë ligj rregullohet dhënia e vauçerëve për blerjen e kompjuterëve për studentët e rregullt apsolvent të cilët jetojnë në familje të cilat janë raste sociale dhe për personat e evidentuar si persona me nevoja të posaçme. Vauçerët do të kenë vlerë prej 15.500 denarë.

Opozita paralajmëroi se do të përkrah Propozim Ligjin, por vlerësoi se bëhet fjalë për marketing politik, dhe pyeti se sa është numri i studentëve të përfshirë në këtë zgjidhje ligjore.

Sipas Jani Makradulit nga LSDM, Propozim Ligji nuk do të arrijë qëllimin e vet, ndërsa edhe procedura administrative për marrjen e vauçerëve është e ndërlikuar.

Izet Zeqiri nga RDK vlerëson se ligji propozohet pa analizë detale paraprake dhe se me të nuk do të zgjidhet problemi me avancimin e arsimit të lartë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button