Jolie fton në dasmë edhe dy ish burrat e saj!?

Sipas magazinës britanike “Grazia”, aktorja amerikane Angelina Jolie, në dasmën e saj me Brad Pitt-in, i ka ftuar të gjithë ish burrat e saj.

Jolie dhe Pitt, duhet të martohen në ndonjërën nga javët e ardhshme, dhe gjykuar, sipas të gjitha gjasave, në ceremoninë martesore do të marrin pjesë edhe ish burrat e saj – Johnny  lee Miller dhe Billy Bob Thornton.

“Angelina është afruar shumë me Johnny-n dhe Billy-n, kështu që sigurisht të dy të jenë të ftuar në dasmë” ka deklaruar një burim anonim.

Sipas të njëjtit burim i afërt me qiftin, Angelina për momentin po kujdeset vetëm për listën e mysafirëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button