LSDM dhe PRSD, pro branitellave, kundër UÇK-së

LSDM do të përkrah çdo propozim që do të përmirësojë të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë (branitellat), duke shtuar se të gjitha propozimet e tyre deri tani janë refuzuar nga VMRO për shkak të pazarit politik me BDI-në.

“Dëshirojmë të njoftojmë opinionin se LSDM nuk ndyshon qëndrimin e saj, dhe do të voton për çdo ligj që do të përmirëson statusin e branitellave. Ne që në vitin 2008 përkrahëm ligjin e përgatitur nga vetë branitellat dhe “Dostoinstvo”, i nënshkruar nga 30.000 qytetarë, si edhe për çdo vit gjatë debatit për buxhetin me amendamente kërkojmë të sigurohen mjete për të drejtat e branitellave. Atëherë në vitin 2008, Gruevski dhe VMRO DPMNE për hir të qetësisë në koalicionin me BDI-në nuk e përkrahën ligjin, dhe deri tani i refuzojnë të gjitha propozimet tona që duhej të përmirësojnë statusin e branitellave” – tha Igor Ivanovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Për sa i përket amendamenteve të paralajmëruara nga partitë shqiptare, me të cilat në ligj do të integroheshin edhe të drejta për pjesëtarët e UÇK-së, Ivanovski ishte decid, LSDM nuk do të mbështet asnjë amendament që parasheh të drejta për të dëmtuarit e konfliktit të vitit 2001 nga pala shqiptare.

“Qëndrimi i LSDM-së është se, po, ne do të mbështesim ligjin e paralajmëruar nga VMRO për të drejta të veçanta për branitellat, dhe jo, ne nuk do të mbështesim amendamentet e paralajmëruara në opinion nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Përveç asaj, ne do të mundohemi që gjatë diskutimit në Kuvend, ne edhe më shumë të rrisim të drejtat për branitellat” – tha Ivanovski.

Qëndrim të ngjashëm shpreh edhe Goran Misovski, koordinator i grupit parlamentar të PRSD-së. Sipas tij, grupi i tyre parlamentar do të përkrah këtë ligj, edhe pse ky propozim nuk vjen nga respekti për branitellat, por si rezultat i politikës ditore, pasi ndodhi “Sllupçani”.
Nga Partia e Menduh Thaçit, Partia Demokratike Shqiptare nuk kanë dashur të komentojnë këtë veprim të LSDM-së dhe se a do të ndikojë kjo në koalicionin e tyre parazgjedhor. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button