Albanians rebels, Albanian Guerillas …

Më kujtohen vitet 90-ta ku si fëmijë dëgjoja se si një pjesë e shqiptarëve të Shqipërisë për shkak të luftës civile (1997), etiketoheshin “rebel” për shkak të trazirave të mëdha që ndodhnin në mëmëdheun tonë asaj kohe. Fatkeqësisht ky etiketim vazhdon të qëndroj për shumë shqiptarë të Shqipërisë, të cilët kanë sjellje rebele, por përfundimisht jo për të gjithë, si psh. jo për ato partner që ne kemi zgjedhur të mplakemi bashkë , apo për ato të tjerë që na mbrojnë, na duan, na përkrahin, na bëjn më të zgjuar, na japin atë kulturë të veçantë shqiptare neve të “shkretëve shqiptarë” që ngelëm jashtë kufijve.

Sot, sa herë që kërkoj informacion në të famshmen Google, dhe shtyp fjalën “Albanians in Macedonia” [shq: Shqiptarët në Maqedoni], me dalën qindra lajme përpara që mbajnë titujt: “Albanian rebels, Albanian guerilla, Albanian guerillas calling them seleves soldiers, Albanian rebels killing innocent people”…[ shq: Rebelët Shqiptarë, Guerilët Shqiptarë, Guerilë Shqiptarë që vetëquhen ushtarë, rebel Shqiptarë vrasin njerëz të pafajshëm ].

Të dashur shqiptar të Maqedonisë ,nuk ka më rebel në Shqipëri, rebel dhe vrasës jemi ne dhe atë në shekullin 21 e në mes të Evropës. Ne quhemi rebel, guerilë dhe vrasës . Gjithçka që kjo histori na kujton, është se falë konfliktit të 2001, (ku qindra njerëz të pafajshme humbën jetën në emër të popullit” ) sot shqiptarët ne Maqedoni njihen si rebel, luftëtar ordiner, njerëz të egër, dhe asnjë medie botërore nuk shkruajnë se për çfarë arsye të saktë u zhvillua ai konflikt ne 2001 , sepse në fakt, duke parë gjendjen aktuale të shqiptarëve në Maqedoni, askush nuk e dijë pse luftuam ne rebelët???

Çdoherë kam dashtë të dijë nëse ato që e filluan konfliktin ndjehen fajtorë për këto epitete që ne i morëm falë atij konfliktit? A ndjehen fajtorë kur e dijn sa jetë të pafajshme u vranë për rehatinë e tyre? Sa para u shpenzuan për ata “luftëtarë”, para të cilat sot nuk ju dihet as nami as nishani se ku janë, si u shpenzuan dhe çka në fakt u bë për popullin tonë rebel që luftoj për të drejtat tona?

Për shkak të punës time, shumë herë marrë dhe e lexoj Marrëveshjen e Ohrit, dhe në fakt ndonjëherë më duket sikur e kam mësuar përmendësh. Më e keqja është, se sa herë e lexoj aq më shumë e vë re sa pak është realizuar nga ajo marrëveshje, sa e zbehtë duket, dhe sa jo serioze e mos përfillese është nga bashkë-shtetasit tonë, ku në fakt, dhe me të drejtë, të gjithë së bashku duhej angazhuar për ta zbatuar ?? Në storien time të fundit që botova “Marrëveshja e Ohrit: Ku janë paratë e donatorëve të huaj” unë zbulova gati asgjë, pasi që në arkivat e shtetit apo të SIOFA, nuk ekziston as edhe një e dhënë publike se ku janë shpenzuar 515 milion euro që u dhuruan nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore? Ekzistojnë dhe mijëra euro tjera që janë dhuruar për zbatim të MO-së dhe ndihmë për vendbanimet e ish-ushtarëve të UçK (rebel dhe guerilja), dhe në fakt askush nuk din asgjë konkrete çka është bë më ato para.
Kur i keni vizituar për herë të fundit vendbanimet e ish-ushtarëve të UçK-së?

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button