Thirrje për guxim në bisedimet Kosovë – Serbi

Diplomati i lartë i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Farid Zarif, i kërkoi të martën Këshillit të Sigurimit të OKB për t’i bërë trysni Serbisë dhe Kosovës që të marrin një qasje të guximshme në bisedimet mes tyre. Kryeministrat e dy vendeve thanë se janë të gatshëm për të rifilluar bisedimet, të cilat janë pezulluar. 
 
Duke paralajmëruar kundër vetë-kënaqësisë gjatë një periudhe stabiliteti relativ në Kosovë, diplomati Zarif i tha Këshillit të Sigurimit se një angazhim serioz politik ndërkombëtar më aktiv me Serbinë dhe Kosovën është i nevojshëm shumë shpejt.
 
“Unë dëshiroj t’i bëj thirrje edhe një herë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të ushtrojnë pozitivisht autoritetin dhe ndikimin e tyre për të ndihmuar dhe nxitur palët drejt një qasje më kreative, më të guximshme dhe më largpamëse në negociata, bazuar në kompromis dhe respekt të ndërsjelltë.”
 
 Kosova dhe Serbia kanë mbajtur bisedime të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe kanë arritur një numër të marrëveshjeve, por vetëm disa prej tyre janë zbatuar. I dërguari i OKB, Zarif, bëri thirrje për një angazhim me besim të plotë ndaj dialogut, duke përfshirë zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve.
 
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në vërejtjet në Këshillin e Sigurimit, përsëriti deklaratat e tij të mëparshme se Serbia kurrë nuk do ta njohë atë që ai e përshkroi si “shpalljes të njëanshme e pavarësisë nga autoritetet kosovare shqiptare.” Por ai tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Kosovën, të cilat janë pezulluar, ndërsa Serbia mbajti zgjedhjet parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button