Kosovë, konfirmohet akuza ndaj Bukoshit

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të martën është lexuar aktakuza ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolajt dhe nëntë të akuzuarve të tjerë. Të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
 

Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj, ArbetinaPajaziti, Nexhat Shabani, IsmetHyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi, Basri Asllani dhe Imer Ajeti, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.
 

Kurse, Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj, akuzohen edhe për lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, si dhe kërkim ryshfeti – përpjekje për të marrë ryshfet, evazion fiskal dhe pengim i provave.
 

Lidhja e kontratave në fjalë, sipas aktakuzës, vlerësohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 1.4 milionë euro.
Besnik Berisha, avokat mbrojtës i Bujar Bukoshit, ka thënë pas seancës se klienti i tij akuzohet për gjëra të cilat ai nuk ka të bëjë aspak me to. Ai ka shtuar se Bukoshi ka bërë veprime në kuadër të ligjit dhe kompetencave të tij, si dhe në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button