Kulla Eifel, monumenti më i kushtueshëm, 434 miliardë euro

Një studim italian iu jep vlerën 700 miliardë euro monumenteve më të bukura europiane. Kulla Eifel zë vendin e parë me vlerën 434 miliardë euro, duke kushtuar pesë herë më shumë se sa Koloseu në Romë (91 miliardë) dhe e barabartë me një të pestën e prodhimit francez (PIB).

Studimi i dhomës së tregtisë së Monzës dhe Brianzës në Itali ka çmuar “vlerën turistike” të monumenteve të famshme europiane, duke u bazuar në të dhënat e Eurostat, Istat (ekuivalente me Insee në Itali) apo edhe Auditit Urban mbi 10 kriteret ekonomike, social-kulturore dhe turistike të tyre. Në krye të klasifikimit është Kulla Eifel, që sipas studimit vlen 434 miliardë euro jo vetëm në terma materialë, por edhe në terma të imazhit të llojit.

Ndërkohë, Sagrada Familia (Familja e Shenjtë) në Barcelonë ia kalon sheshit Duomo në Milano me 8 miliardë (90 miliardë përkundrejt 82 miliardë) dhe Muzeut të Babait në Madrid, i cili vlen 60 miliardë euro, ndërsa siti i Stonehenge, monumentit prehistorik në Britaninë e Madhe,  është çmuar me 10 miliardë. Brandi i simbolit të qytetit parizian kapërcen kështu një herë e gjysmë të ashtuquajturin brandin tërësor ‘Milano’ (mbi 434 miliardë përkundrejt mbi 270 miliardë) ku futen sfilatat e modës, sheshi Duomo, Teatri ‘La Scala’, stadiumi San Siro, dizajni dhe tortat.

Lajme të ngjashme

Back to top button