Shqipëria, në një film me Stalone, Shvarceneger e Chuck Norris

Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri në kërkim të një ‘thesari’, gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri. 

“The Expendables 2” (Mecenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i filmit aksion “The Expendables” (Mercenarët 2010), me yjet Silvester Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce Willis dhe Arnold Shvarceneger. 

Filmi flet për një grup mercenarësh që kërkojnë hakmarrje kundër Jean Vilain (që interpretohet nga Van Damme), një mercenar rival që ka vrarë njërin prej tyre dhe kërcënon botën me një armë vdekjeprurëse. Media dhe uebsajte të ndryshme botërore shkruajnë se xhirimet kryesore të filmit janë realizuar në 14 javë, duke filluar që prej shtatorit të vitit 2011 me një buxhet që vlerësohet të ketë shkuar rreth 100 milion $.

Xhirimet janë bërë në Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans. Po Shqipëria ku përmendet? Personazhi Barney Roos që interpretohet nga Silvester Stalone, i udhëzuar nga z.CHURCH që interpretohet nga Bruce Willis, vjen në Shqipëri për të tërhequr dhe për të çuar në një vend të sigurt, një objekt të mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri. Ekipi i mercenarëve i shoqëruar nga Maggie, gjeniu i teknologjisë interpretuar nga Yu Nan, arrin ta marrë objektin e mbetur në Shqipëri, por fitorja e tyre është jetëshkurtër, sepse menjëherë më pas zbulon se Billy është kapur nga Jean Vilain, interpretuar nga Zhan Klod Vandam, që synon të marrë pikërisht objektin e mbetur në Shqipëri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button