62-vjeçarja noton nga Kuba deri në SHBA

Diana Nyad është në përpjekje për t’u shndërruar në personin e parë që noton për 166 kilometra në det duke përshkruar vijën detare që lidh Kubën me Floridën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

62-vjeçarja është nisur nga Havana pasditen e të shtunës dhe nëse gjërat do të ecin ashtu siç i ka parashikuar ajo dhe skuadra e saj, do të mbërrijë në brigjet amerikane ditën e martë.

Përveç distancës së madhe që duhet të përshkojë me not, siç transmeton Top-Channel, ajo ka marrë përsipër edhe rrezikun duke notuar pa një mbrojtje të mirëfilltë kundër peshkaqenëve dhe kafshëve të tjera grabitqare që rezervon bota nënujore.

Kjo është përpjekja e katërt e notares amerikane, e cila ka dështuar në tre të parat. Shtatorin e vitit të kaluar ajo u detyrua të braktisë misionin e saj për shkak të sulmeve nga peshq të vegjël grabitqarë, ndërsa në një tjetër përpjekje pak vite më parë la në mes udhëtimin për arsye shëndetësore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button