(VIDEO) SMS mesazhe që shpëtojnë jetë

“Celulari mund të jetë një litar shpëtimi. Në fakt mendoj se mund të shpëtojë më shumë jetë se penicilina” kështu e fillon tregimin e saj Nancy Lublin, drejtoreshë ekzekutive në organizatën Dosomething e cila merret kryesisht me çështje të adoleshentëve.

Shikoni videon e plotë me përkthim shqip në të cilën në mënyrë shumë energjike Lublin tregon tregimet tronditëse nga SMS e fëmijëve që dita ditës i kërkojnë ndihmë organizatës së saj. 

“Prindërit në këtë sallë dinë që sms-të janë mënyra më e mirë për të komunikuar me fëmijët e tyre. Mund të jetë mënyra e vetme për të komunikuar me ta. Adoleshentet dërgojnë rreth 3.339 sms për muaj, në mos ajo është vajzë, atëherë mbërrin edhe 4.000. 100 për qind e SMS-ve hapen dhe lexohen edhe nëse ajo nuk të përgjigjet kur e pyet kur do kthehet në shtëpi për darkë. Ju premtoj se ajo e ka lexuar atë sms.

Ne filluam të merrnim mesazhe të tillë.

 “Nuk dua të shkoj në shkollë sot. Djemtë më thërrasin budalla.” “Po e prisja veten, prindërit më zbuluan, kështu që ndalova. Por sapo fillova përsëri një orë më parë.” Ose, “Ai vazhdon të më përdhunojë. Më tha të mos i tregoj askujt. Është babai im. A jeni aty?” E fundit është një sms që ne morëm. Dhe po, ne jemi këtu. Kurrë nuk do ta harroj ditën që morëm këtë mesazh” tregon Lublin. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button