Si ta mbani baraspeshën mes partnerit dhe miqve

Shumë njerëz i harrojnë miqtë e tyre kur të kenë filluar një lidhje. Mirëpo, është shumë e rëndësishme që të mos i lini miqtë e juaj të vjetër anash, e sidomos në ato raste kur partneri ju dëshiron vetëm për vete dhe nuk mund ta kontrollojë xhelozinë e tij.

Ja disa këshilla se si të mos largoheni nga miqtë.

-Mbani kontaktet rregullisht. Mos lejoni që komunikimi me miqtë tuaj të zhvillohet vetëm nëpërmjet komenteve të shkurtra në facebook, apo edhe më keq, të mos komunikoni me ta me muaj. Në qoftë se jeni shumë të zënë për t’i takuar ata, paraqituni në telefon, kjo do t’ju ndihmojë të mbani kontaktet.

-Asnjëherë mos i ndërroni planet. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shoqet apo për partnerin tuaj, ndryshimi i planeve në moment të fundit mund të shkaktojë dëm në relacionet me atë person.  Për ta kjo do të thotë se nuk është prioritet në jetën tuaj. Asnjëherë mos i refuzoni shoqet vetëm pse partnerit tuaj i është kujtuar vonë se dëshiron të dalë me ju, por edhe anasjelltas, mos lejoni që një ftesë për kafe në moment të  fundit t’ua prishë planet me partnerin tuaj.

-Krijoni ritualet tuaja me shoqet. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për një shëtitje në park apo një kafe e përbashkët, krijoni ritualin tuaj dhe mos e harroni atë.
-vazhdoni me traditën. Në qoftë se çdoherë e keni festuar ditëlindjen me shoqet e juaja, mos e prishni traditën vetëm pse tani jeni në lidhje. Disa momente janë të veçanta dhe në qoftë se i sakrifikoni ato, i vëni në rrezik marrëdhëniet me shoqet e juaja.

-Organizoni mbrëmje të vajzave. Të gjithë e dimë se sa kënaqemi në takimet me shoqet – rikujtim i ngjarjeve të mëhershme, thashetheme, të qeshura të shumta, po pse jo edhe ndonjë shishe verë… jini ju ajo që do ta bëni organizimin e takimit të ardhshëm.

-Mësohuni të thoni “jo”. Në qoftë se e pranoni çdo ofertë të tyre, e sidomos në momentet kur partneri juaj dëshiron që ju të jeni pranë tij, apo, në qoftë se vraponi pas të dashurit çdo herë kur ju thërret, pa menduar takimin e lënë me shoqet, atëherë nuk keni vënë barazbeshën e duhur. Mësohuni t’u thoni “jo” njerëzve, pa marrë parasysh sa të afërm i keni ata.

-Mos gënjeni. Ndoshta ju ka ndodhur që ndonjë shoqe e juaja të refuzojë të dalë me ju për shkak të kokëdhembjes, dhe më vonë të njëjtën e keni parë diku me të dashurin e saj dhe shoqërinë e tij. Një ndjenjë shumë e pakëndshme. Prandaj, asnjëherë mos gënjeni për gjëra të tilla. Nëse veç më refuzoni diçka, jini të sinqertë për arsyet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button