Burri shtatzënë lufton për fëmijët e tij!

Amerikani Thomas Beatie, anëtari i parë i gjinisë më të fortë që mbeti shtatzënë, nuk mund të marrë kujdestarinë e fëmijëve që ka lindur.

Ai dhe gruaja e tij Nancy luftojnë për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, pasi shteti amerikan Arizona ka bllokuar shkurorëzimin që e kanë nisur në prill të këtij viti. Konkretisht, gjykata heton vlefshmërinë e martesës së tyre, pasi kjo mund të jetë martesë e gjinisë së njëjtë, gjë e cila në këtë shtet nuk lejohet.

Thomas dhe Nancy – që është 11 vjet më e vjetër se ai – janë martuar si heteroseksualë më 2003, meqë Thomas e kishte dokumentacion që konfirmon se ai e ka ndryshuar gjininë nga femër në mashkull. Edhe pse në të gjitha raportet e tij mjekësore është bërë ky ndryshim, në ndërkohë ai çuditërisht ka lindur tre fëmijë, kështu që gjyqtari nuk është i bindur se provat e paraqitura nga Thomas nëntë vjet më parë ishin të sakta.

Derisa kontesti është në proces, gjykatësi vendosi të japë kujdestari të përkohshme për fëmijët, pasi në maj ai ka zbuluar xhirimit në të cilat shihet se gruaja e tij Nancy po e keqtrajton./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button