(FOTO) Mbijetoi ngulitjen e shufrës së çelikut 1.8 metra në kokë!

Punëtori i ndërtimtarisë, Eduardo Leite nga Brazili mbijetoi ngulitjen në tru të një shufre të çelikut të gjatë 1.8 metra, pas operacionit të suksesshëm, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Shefi i stafit kirurgjik të spitalit në Rio de Janeiro tha se mjekët arritën t’ia nxjerrin nga koka shufrën e çelikut pas pesë orë ndërhyrjeje kirurgjike.

“Ps hapjes së kafkës në sallën e operimeve, vendosëm që të nxjerrim shufrën nga i njëjti drejtim nga i cili ajo kishte hyrë në kokë, duke kaluar edhe nëpër trurin e tij”, sqaroi Luiz Alexandre Essinger.

Mjeku tha se Leite ishte në gjendje të vetëdijshme kur u soll në spital dhe se ata i treguan se çka ka ndodhur.

“Shufra e çelikut ka rënë nga kati i pestë të ndërtesës ku punonte ky ndërtimtar, duke hyrë në kokë nga ana e prapme dhe duke depërtuar në mes të syve të Leites”, tha Essinger dhe shtoi se është “çudi e vërtetë” se si braziliani ka mbijetuar.

Raportohet se punëtori Eduardo Leite duhet t’i kalojë në spital për kurim të paktën dy javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button