Berisha shtron iftar me krerët e komuniteteve

Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të shenjtë të Ramazanit, shtroi të premten në mbrëmje një iftar për besimtarët myslimanë në një prej rezidencave qeveritare. Kjo darkë mblodhi së bashku shumë miq dhe të ftuar, si drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari i këtij komuniteti, Haxhi Selim Muça, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend.

“Ne shqiptarët kemi një trashëgimi të shkëlqyer, e cila dora-dorës vjen duke u bërë gjithnjë e më e njohur dhe dora-dorës vjen duke u shpalosur gjithnjë e më shumë në Europë dhe në botë. Këtë vit, që kemi edhe vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit, është një rast për të shprehur një mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve”, deklaroi Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button