Të pavdekshmit

Vazhdimisht nga luginat e dheut
mbin vrulli i jetës
nevojë e egër, rrëmbin dehës
mjegull e përgjakur nga kafshimi i mijëra xhelatëve,
spazmë qejfi, pasion i zjarrtë,
dorë gjakatare, dorë fajdexhiu, dorë lypsari,
frikë dhe ëndërr njerëzore,
kutërbon mbytës dhe qelbës, 
i ashpër dhe i ngrohtë,
ha vetëm për ta vjellë më pas,
përgatit luftëra me dinakëri,
zbukuron me iluzione shtëpitë publike,
përdridhet, shkrihet, kurvërohet
në panairin gazmor të botës së tij fëmijërore,
mbin i rinuar për secilin nga valët,
ashtu si dikur çdonjërin e bënte baltë e pluhur,

Kurse ne u gjetëm,
në akullnajën e eterit të ndritur nga yjet
nuk njohim ditë, nuk njohim orë,
s’jemi as burra e as gra,
a të rinj e as pleq,
mëkatet e juaja janë edhe druajtjet e juaja,
vdekja e juaj edhe gëzimi juaj
çdo ditë e vetme është edhe më e gjata për ne,
tundjani kokën lehtë jetës suaj mizore
shikoni qetë yjet në qiell
marrim frymë thellë në dimrin e hapësirës,
i kemi miq dragonjtë qiellorë,
është akull dhe e pandryshueshme të qenët tonë i përjetshëm
akull dhe i pastër si loti qeshja jonë e përjetshme.

Hermann Hesse

Lajme të ngjashme

Back to top button