(FOTO) Angelina dhe Brad Pitt të martuar

Angelina Jolie dhe Brad Pitt në këto fotografi të veshur si nuse dhe dhëndër thjeshtë shkëlqejnë. Këto janë foto të cilat janë bërë në vitin 2004 kur Bred dhe Angie së bashku xhiruan filmin “Mr and Mrs Smith”.

Që atëherë shpërtheu romanca mes tyre edhe pse Brad ishte ende i martuar me Jennifer Aniston.  Pas tetë vite këto foto publikohen.

Studio e filmit nuk i ka bërë publike ato deri më tani sepse në to qartë shihet se Brad dhe Angie janë shumë të dashuruar. Të dilnin në publik fotografitë që atëherë të gjithë do ta kuptonin se Brad do të ndahet nga Aniston shkaku i dashurisë me Jolie.

Studio vendosi ti publikojë fotot këtë vikend sepse pritet që çifti do të martohet sot në Francë. Sipas medieve botërore ato do të organizojnë një ceremoni intime vetëm me miqtë dhe familjen. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button