Messi: Nuk e urrej Ronaldon

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, thotë se ai nuk e sheh yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldin, si armik apo rival të tij.
Që një kohë të gjatë po flitet se nga distanca të dy yjet po luftojnë ndaj njëri-tjetrit, me Messin që po konsiderohet si më i miri në histori dhe me Ronaldon që po konsiderohet më i kompletuari në botë.

“Unë e respektoj atë, por nuk kam ndonjë marrëdhënie me të, ashtu sikurse me shumë futbollistë të tjerë. Unë kam marrëdhënie me bashkëlojtarët e mi të Barcelonës, të kombëtares time dhe me disa lojtarë argjentinas të cilët i njoh mirë prej vitesh”.

“Nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë lloj urrejtje ndaj Ronaldos. Kjo është shpikur nga shtypi që duan t’i bëjnë njerëzit të besojnë se ekziston vazhdimisht duel mes neve dyve, por unë nuk garoj me Ronaldon, e as ai nuk garon me mua”, ka deklaruar Messi për Marca. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button