Zbulon martesën e dytë të bashkëshortit në Facebook

Një grua ka parë tek statusi i një femre tjetër, fotografitë e martesës së dytë (të fshehtë), të bashkëshortit të saj dhe ka mbetur e çuditur.

Lisa Curran ka zbuluar në internet se bashkëshorti i saj, 52-vjeçari Martin Curran, sapo kishte festuar dasmën dhe kishte një tjetër bashkëshorte ligjore, 31-vjeçaren Andrea Whiteside.

Duke u vënë përballë këtyre fakteve burri është përpjekur të mbrohet duke thënë se bëhej fjalë për një ish të fejuarën e tij që kishte krijuar një profil fals vetëm e vetëm që të shkaktonte telashe.

Por bashkëshortja nuk e ka besuar këtë histori dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.

Jeta e dyfishtë

Falë një investigimi zonja Currant “numër 1” zbuloi se bashkëshorti i saj kishte një jetë të dyfishtë martesore që prej gjashtë vitesh, si dhe ishte martuar me Andrea Whiteside.
Fotografitë e martesës së dytë që kishte zhvilluar në korrik të vitit të kaluar në kishën e San Michele, Burtonwood, Cheshire, ishin publikuar të gjitha në faqen e parë të profilit të Facebook të zonjës Currant “numër 2”.

“Sigurisht ishte një ceremoni ilegale. Tashti jam e vetëdijshme se gjatë këtyre viteve ka gënjyer. Ka qenë tepër e ulët për mua dhe dy fëmijë tanë”, është shprehur gruaja në gjykatë.
Martesa

Lisa është njohur me Martin kur ajo ishte 15-vjeç dhe ai 21. Janë martuar në prill të vitit 1987 dhe kanë dy fëmijë 20-vjeçar.

Çifti në vitin 2006 është ndarë por kanë qenë të lidhur ligjërisht dhe gruaja tregon se edhe kanë fjetur sërish bashkë pas kësaj ndarjeje.

“Unë nuk e kisha idenë se ai kishte një tjetër lidhje e aq më shumë se mund të ishte i martuar me një tjetër femër”, vijon rrëfimin e saj gruaja./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button