Eboue kundër Van Persie: Gomar holandez!

Lajmi i arritjes se nje akordi mes Arsenalit dhe Manchester United per transferimin e Robin Van Persient ne radhet e “djajve te kuq”, eshte shoqeruar me reagime mjaft te ashpra te tifozerise se ekipit londinez.

Te shumte kane qene ata qe e kane komentuar kete si nje transferim te turpshem, duke patur parasysh se Van Persien kishte 8 vite ne radhet e “topcinjve”dhe nuk pritej qe ai t’i tradhtonte per te shkuar ne radhet e nje ekipi tjeter ne Angli.

Ne rrjetet sociale ne internet ka filluar iniciativa e djegies se fanellave te Van Persien dhe postimi i fotove te tyre ne Facebook apo Twitter, iniciative e perkrahur ne mase nga tifozet e Arsenalit qe kane publikuar me krenari shkrumbimin e fanellave. Por me i ashper ka qene reagimi i nje ish-shoku te skuadres se futbollistit holandez, mbrojtesi Emanuel Eboue, i cili tashme eshte i transferuar te Gallatasaray.

“Asnje respekt, asnje meshire per nje gomar holandez. Me vjen keq por nuk mund te respektoj nje kapiten qe braktis anijen e tij. Wenger ia doli mbane perseri: ka shitur me nje cmim te mire nje lojtar te mbaruar. Ai eshte biznesmen i vertete. Van Persien nuk do te jete kurre me i njejti”, ishin fjalet e futbollistit nga Bregu i Fildishte ne adresen e tij ne Twitter, qe eshte mbeshtetur nga dhjetera tifoze te Arsenalit.

Lajme të ngjashme

Back to top button