Jennifer Aniston kërkon marrëveshje para-martesore

Jennifer Aniston është duke kërkuar një marrëveshje para-martesore para se të lidhë kurorë me të fejuarin e saj Justin Theroux.

Aktorja 43-vjeçare, pasuria e të cilës vlen 80 milionë funte, raportohet se refuzon të martohet me regjisorin 41-vjeçar para se ata të nënshkruajnë marrëveshjen.

“Jen është e ngazëllyer që po martohet, por ajo nuk i len asgjë shansit. Ajo dëshiron të sigurohet se të gjitha pasuritë e saj të jenë të mbrojtura, veçanërisht për shkak të rekordit të jetëgjatësisë së saj me meshkuj”, ka thënë burimi për të përditshmen britanike Daily Star.

Lajme të ngjashme

Back to top button